Aksident në Sarandë-Delvinë, i riu humb kontrollin e ‘Hyndai’-t, përmbyset makina

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në aksin rrugor Sarandë-Delvinë.

Sipas informacioneve, një automjet tip ‘Hyndai’ me drejtues shtetasin D. Sinaj, 23 vjeç nga Tirana, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Për rrjedhojë vetëm drejtuesi i mjetit ka marrë dëmtime të lehta dhe po merr mjekimin në urgjencën e Sarandës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon hetimet në lidhje me shkaqet e aksidentit.

SHKARKO APP