Aksident në Shkodër, lëndohet një 32-vjeçar
Një aksident është regjistruar pak momente më parë në Shkodër.
Një makinë është përplasur me një autobus, ku për pasojë ka mbetur i lënduar një 32 vjeçar.
Fatmirësisht i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën ndërsa ndodhet i shtruar në spitalin rajonal të Shkodrës.
“Rreth orës 13:20, në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, automjeti me drejtues një 32-vjeçar, është përplasur me autobusin me drejtues një 63-vjeçar. Si pasojë është dëmtuar lehtë 32-vjeçari, i cili është në spitalin rajonal të Shkodrës, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.