Aksident në Shkozët, përplaset për vdekje drejtuesi i biçikletës. Policia jep detajet e para
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele në Shkozet të Durrësit.
Një automjet tip “Benz” ka aksidentuar një biçiklist, duke i shkaktuar vdekjen.
Durrës/Informacion paraprak.
Më datë 20.09.2020, rreth orës 08:03, në lagjen nr.14, Shkozet, Durrës, shtetasi G.M., duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar biçiklistin, një shtetas ende të pa identifikuar rreth 65 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.