Aksident në Tepelenë, një i vdekur dhe një i plagosur rëndë

Një aksident me pasojë një të vdekur dhe një plagosur ka ndodhur mesditën e sotme pranë zonës së Ujit të Ftohtë në afërsi të Tepelenës.

Policia njofton se H.T 21 vjeç ka humbur jetën, ndërsa në gjendje të rëndë është shoferi T.T, 37 vjeç.

I plagosuri është dërguar në spitalin rajonal të Gjirokastrës. Policia ka shoqëruar shoferin e kamionit, Agim Hoxhallari.

Makina e drejtuar prej tij, me targa KO 9450 B është përplasur me autoveturën me targa greke YIT 6317. Policia po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

SHKARKO APP