Aksident në Thumanë, plagosen dy persona
Dy persona kanë mbetur të plagosur në një aksident të ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Fushë Krujë-Thumanë.
Mësohet se një makinë është përplasur me rrethrrotullimin e Thumanës. dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur dy shqiptarët e Kosovës, përkatësisht drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri.
Dy të lënduarit janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ekspertët po punojnë për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit.