Aksident në Thumanë, plagoset pasagjeri

Një aksident është regjistruar sot në Thumanë. Ngjarja ndodhi rreth orës 09:40, në Thumanë të Krujës. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se automjeti me drejtues shtetasin me inicialet F. B., ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar pasagjeri, shtetasi me inicialet E. K., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?