Aksident në Tiranë, 1 i vdekur dhe 2 të plagosur

Një i vdekur dhe dy të plagosur është bilanci i një aksidenti tragjik që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën e vjetër në Bërzhitë të Tiranës.

Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se automjeti tip “Volksvagen Polo” me targa “AA 521 JM”, ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka humbur jetën Mateo Gjyzi, 23 vjeç dhe janë plagosur A. N dhe E. T. Në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe zjarrfikësja, të cilët kanë nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?