Aksident në Tiranë, makina i zë poshtë këmbën këmbësores te vijat e bardha
Një 77-vjeçare mbeti e plagosur në kryeqytet ndërsa është aksidentuar nga një makinë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:31, në Bulevardin “Bajram Curri”, pranë urës “Tabakëve”.
Mjeti me drejtues shtetasin F.H., 68 vjeç, tek vijat e bardha i ka shkelur me gomën e mjetit këmbën dhe është dëmtuar, shtetasja N.D ., 77 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut per jetën.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.