Aksident në Tiranë/ Makina përplas burrin me biçikletë dhe largohet

Një aksident ka ndodhur rreth orës 12:30 në zonën e “Astirit” në Tiranë.

Një automjet ka përplasur një burrë me biçikletë tek Bulevardi “Migjeni” në Astir, ndërsa po kalonte tek vijat e bardha dhe është larguar me shpejtësi.

Ndërkohë ka shkuar ambulanca dhe i plagosuri është nisur drejt spitalit.

SHKARKO APP