Aksident në Tiranë, një automjet del nga rruga në zonën e “Pallatit me shigjeta”

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në Tiranë. Bëhet me dije se si pasojë e humbjes së kontrollit nga ana e drejtuesit një automjet ka dalë nga rruga në afërsi të Pallatit me shigjeta.

Fatmirësisht si pasojë e aksidentit ka pasur vetëm dëme materiale, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Tiranë/Informacion paraprak

Swiss Digital Mobile Reklama

Më datë 05.06.2022, në afërsi të vendit të quajtur “Pallati me shigjeta”, shtetasi E. C., duke drejtuar mjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?