Aksident në Transballkanike në Vlorë, furgoni përplas motorin, një i plagosur rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Transballkanike në Vlorë, ku një person ka mbetur i plagosur rëndë.

Ngjarja në fjalë ndodhi mesditën e sotme.

Mësohet se një furgon ka përplasur një motor, e për pasojë drejtuesi i këtij të fundit është plagosur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fill pas aksidentit, drejtuesi i furgonit është larguar nga vendi i ngjarjes. Deri më tani nuk dihet ideniteti i personit të plagosur, pasi nuk kishte mjet identifikimi me vete. Ndërkohë që policia është vënë në ndjekje të tij. Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur aksidenti, ndërsa forca policie ndodhen në vendin e ngjarjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?