Aksident në Turqi/ Përplasen 3 autobusë, humbin jetën 11 persona

Të paktën 11 persona humbën jetën dhe mbi 50 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë që u regjistrua në pjesën veriperëndimore të Turqisë.

Të dhënat paraprake bëjnë me dije se në aksidentin që u regjistrua në autostradën e Marmarasë u përfshinë 7 automjete, 3 prej të cilëve autobusë dhe një kamion.

Forcat e ndihmës së shpejtë shkuan menjëherë në vendngjarje, teksa shkaqet e këtij aksidenti të rëndë janë ende të paqarta.

SHKARKO APP