Aksident në Unazë të Madhe, makina përmbyset në mes të rrugës, 2 të plagosur

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në Unazën e Tiranës, në zonën e Farkës.

Dy makina janë përplasur, ndërsa njëra prej tyre ndodhet përmbys në mes të rrugës. Automjeti tjetër shihet i dëmtuar pranë bordurës.

Nga aksidenti mësohet se janë plagosur dy persona, përkatësisht shoferët e makinave.

Makinat e përfshira në aksident janë një Ford Fiesta e një Benz ML.

SHKARKO APP