Aksident në Vaqarr, makina futet në parakalim të gabuar dhe përplaset me motorin. 22-vjeçari humb jetën

Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e sotme në Vaqarr të Tiranës, ku një 22-vjeçar i cili lëvizte me motor ka humbur jetën.

I riu ka qenë duke udhëtuar me motor, ndërkohë që një automjet, i cili është futur në parakalim, e ka marrë para motorin duke e lënë të vdekur në vend të riun.

22-vjeçari mësohet se punonte me motor shërbim delivery për shpërndarjen e pjesëve të këmbimit në servise automjetesh. Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa është shoqëruar në komisariat drejtuesi i mjetit, i cili është larguar pas përplasjes, por është ndaluar pas disa minutash.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?