Aksident në Vlorë

Një aksident ndodhi sot rreth orës 08:43, në aksin rrugor “Vlorë – Orikum” ka ndodhur një aksident rrugor midis 2 automjeteve. Janë përplasur një “BENZ” me drejtues shtetasin F.D, 70 vjeç dhe një mjet tip “FORD” me drejtues shtetasin: H.B, 48 vjeç. Për pasojë ka pësuar dëmtime të rënda drejtuesi i mjetit “Benz” i cili është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Vlorës. Ndërsa drejtuesi i mjetit “Ford” bashkë me 2 pasagjerët e mjetit “Benz” kanë pësuar dëmtime të lehta. Policia po kryen hetimet në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP