Aksident në Vlorë, “Audi” me targa italiane përplas motorin, në gjendje të rëndë drejtuesi (VIDEO)
Aktualitet E Mërkurë, 8 Shtator 2021 16:01
Një aksident i rëndë ka ndodhur në kryqëzimin e Transballkanikes, pranë rotondos së Omonies ku një makinë ka përplasur me një motor. Nga përplasja ka mbetur i lënduar drejtuesi i motorit, i cili është transportuar për në spital në gjendje të rendë.
.jpg)
Foto nga vendi i ngjarjes
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje ku edhe ka shoqëruar për në Komisariat drejtuesin e makinës tip audi A3 me targa italiane. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.

KOHA JONË SONDAZH

