Aksident në Vlorë-Fier/ “BMW” del nga rruga, plagoset shoferi

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Vlorë-Fier, pranë zonës së fshatit Panaja.

Mësohet se një mjet i tipi BMW që ishte duke udhëtuar nga Vlora në drejtim të Fierit ka dalë nga rruga duke përfunduar jashtë trafikndarëses.

Si pasojë e aksidentit drejtuesi i mjetit ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me ambulancë në spitalin rajonal të Vlorës, për të marrë ndihmën mjekësore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet e aksidentit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?