Aksident në Vlorë. Makina përmbyset në trotuar, shpëton shoferja

jë aksident ka ndodhur në rrugën “Reshat Osmani” pranë spitalit psikiatrik në qytetin e Vlorës.

Makina është kthyer tërësisht përmbys, por fatmirësisht nuk ka pasoja në njerëz.

Aksidenti ka ndodhur për shkak të devijimit nga drejtuesja e makinës tip “Ford”, ku fillimisht është përplasur me bordurën dhe më pas me një pemë anës rrugës duke përmbysur makinën.

Drejtuesja e makinës ka dalë nga dritarja e pjesës së pasme të makinës, e tronditur por fatmirësisht pa plagë.

SHKARKO APP