Aksident në Vlorë, makina përplas fëmijën 4-vjeçar
Një aksident ka ndodhur pak më parë në bulevardin kryesor Vlore-Skelë.
Nje automjet i tipit Peugeot 207 ka goditur një fëmijë rreth moshës 4-vjeçare, i cili ishte duke luajtur në afërsi të rrugës me patina dhe i ka ikur mamasë nga duart.
Femija është shoqëruar me shpejtësi drejt spitalit rajonal të qytetit të Vlorës për ndihmë mjekësore, ndërsa konfirmohet se është jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ka mberritur menjëherë policia, që ka nisur edhe hetimet për aksidentin e ndodhur.