Aksident në Vlorë, një shofere përplas një motoçikletë
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në shëtitoren e “Lungomares” në Vlorë, ku një automjet tip ‘Mercedes Benz’, që drejtohej nga një femër ka përplasur një motor, e për pasojë drejtuesi i këtij të fundit ka pësuar dëmtime të konsiderueshme dhe është transportuar menjëherë në spitalin rajonal të qytetit për marrjen e ndihmës së parë mjekësore.
Mësohet se gjendja e tij është e stabilizuar, ndërsa policia ka shkuar menjëherë në endin e ngjarjes ku ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve që çuan në këtë aksident, ndërsa dyshohet se Benzi i ka prerë rrugën motoçikletës.