Aksident në Vlorë, plagosen 3 persona

Një aksident i rëndë është shënuar vetëm pak minuta më parë në qytetin e Vlorës ku kanë mbetur të plagosur tre persona.
Ngjaarja ka ndodhur në Rrugën e Re në qytetin bregdetar ndërsa janë përfshirë 2 makina të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën dhe më pas kanë dëmtuar edhe një tjetër që ndodhej e parkuar.
Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e personave të plagosur si dhe emrat e tyre, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje nga ku pritet zbardhja e plotë e rrethanave dhe shkaqeve të saj

SHKARKO APP