Aksident në Vlorë, plagoset rëndë një person (Foto)

Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Vlorës gjatë ditës së sotme. Një motorr ka përplasur një këmbësor te rruga e spitalit në Vlorë. Këmbësori është goditur nga një drejtues motoçiklete i cili punon në sherbimet e fast food-it në qytetin e Vlorës.

Aksidenti ka ndodhur pranë spitalit rajonal të Vlorës teksa i dëmtuar ka mbetur këmbësori i cili në ato momente po kalonte rrugën.

Këmbësori është një i moshuar rreth te 60-ave , por ende nuk behet i ditur identiteti i tij. Ai është trasportuar ne spitalin rajonal të Vlorës në gjendje të rëndë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?