Aksident në Vlorë, vdes polici/ Viktima i bllokuar në makinë

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Vlorës.

Ngjarja e rëndë është regjistruar në rrugën që lidh autostradën me “Transballkanike”.

Sipas asaj që raporton gazetari i Ora News, Edi Ruçi, viktimë ka mbetur punonjësi i Policisë Nuri Malaj.

Viktima ndodhet ende i bllokuar në makinë.

Shërbimi zjarrfikës po punon për nxjerrjen e trupit të pajetë nga automjeti, ndërsa Policia po punon për zbardhjen e plotë të dinamikës së aksidentit.

SHKARKO APP