Aksident në Vrakë të Malësisë së Madhe, 4 të plagosur rëndë

Një aksident është regjistruar në Vrake të Malësisë së Madhe dhe për pasojë 4 persona kanë mbetur të plagosur. Gazetari Senad Nikshiqi raporton për ‘BalkanWeb’ se në aksident janë përfshirë dy automjete, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën.

Ndërkohë, mësohet se të plagosurit, të cilët janë në gjendje të rëndë, janë transportuar në spitalin e Shkodrës. Deri më tani nuk dihet identiteti i tyre.

SHKARKO APP