Aksident në zonën e vilave qeveritare në Vlorë, dy të plagosur

 

Një aksident automobilistik ka ndodhur në qytetin e Vlorës, ku mbetën të plagosur dy persona.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtës rreth orës 22:00, në zonën e vilave qeveritare. Fillimisht u raportua se bëhej fjalë edhe për viktima, por pas verifikimeve rezultoi se nga aksidenti u plagosën dy persona.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit, ndërsa policia dhe zjarrfikesja ndodhet në vendin e ngjarjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

Po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?