Aksident shumë i rëndë në Itali, shqiptari në gjendje të rëndë

Një aksident shumë i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Romës.

Sipas mediave fqinje, ngjarja ka ndodhur në superstradën Cassino-Formia në SanGiorgio a Liri.

Një 38-vjeçar shqiptar ka qenë duke drejtuar motorin tipit “Tmax” kur është përplasur nga një 72-vjeçar që drejtonte një Fiat Panda.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përplasja ka qenë shumë e fortë, ndërsa ekipet mjekësore janë detyruar të transportojnë dy të plagosurit me helikopter në një nga spitalet e Romës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Raportohet se gjendja e tyre shëndetësore është e rëndë, ndërsa nuk jepen detaje për identitetin e të plagosurve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?