Aksident te mbikalimi i “Gërdecit”, humb jetën 29-vjeçari nga Tirana
Edhe pse në situatë kufizimi të lëvizjes së automjeteve, sërish ndodhin aksidente.
Një i tillë ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 10:00, te mbikalimi i “Gërdecit”.
Një mjet me drejtues shtetasin O.U., 29 vjeç, banues në Tiranë, ka humbur kontrollin duke u përplasur me mbrojtësen metalike anësore të rrugës.
Për pasojë është plagosur drejtuesi i mjetit dhe është dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore,dhe rreth orës 17:00, si pasojë e plagëve të marra ai ka ndërruar jetë.
Polici po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.