Aksident tek Kthesa e Kamzës, makina përplas policen e qarkullimit në shërbim

Një aksident është regjistruar sot tek Kthesa e Kamzës, ku është aksidentuar një punonjëse e policisë të qarkullimit rrugor, e cila ishte në shërbim.

Ngjarja ndodhi rreth orës 12:55. Burime zyrtare nga policia bene me dije se mjeti me drejtues K.V, ka aksidentuar punonjësen e policisë të qarkullimit rrugor shtetasen A. Sh, aktualisht në shërbim, e cila u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

SHKARKO APP