Aksident tek Unaza e Madhe, krijohet trafik i rënduar prej Kodrës së Diellit deri në Sauk

Këtë të martë pasdite, një aksident ka ndodhur në Unazën e Madhe në Tiranë. Siç bëhet me dije, janë përplasur 3 makina me njëra tjetrën në rrugë. Kjo ka krijuar një trafik të dendur prej zonës së Kodrës së Diellit deri në Sauk. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë dhe efektivët e policisë që po merren me trafikun e krijuar. Deri tani nuk bëhet fjalë për të lënduar, por vetëm për dëme materiale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?