Aksident tragjik, 3 të vdekur dhe 1 i plagosur
Në një kohë që Shqipëria është në shtetrrethim nga Covid-19, një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Thumanë-Fushë Krujë, në kryqëzimin e Borizanës. Mësohet se një automjet “Audi” është përplasur me një kamion, duke e goditur nga pas. Nga aksidenti kanë humbur jetën tre persona, ndërsa një tjetër në gjendje të rëndë është transportuar drejt spitalit. Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë. Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet.