Aksident tragjik, del fotoja e taksistit të vdekur (FOTO)
Drejtuesi i një taksie dhe pasagjerja që udhëtonte së bashku me atë gjetën vdekjen në mesnatë për shkak të një aksidenti në autostradën Durrës-Tiranë.
Ky është taksisti 60-vjeçar nga Durrësi Bujar Agalliu, që humbi jetën mbrëmë në një aksident të frikshëm rrugor, teksa ishte duke çuar një kliente në Tiranë, 23-vjeçaren Elena Avdillari, e cila mbeti gjithashtu e vdekur.
Autoritetet në Durrës kanë identifikuar drejtuesin e mjetit tip “Benz”, i cili dyshohet se shkaktoi aksidentin me 2 të vdekur pranë Maminasit në autostradë, shtetasin Fatjon Zhaporja, 34-vjeç.
Zhaporja, i cili udhëtonte me një “Benz” dyshohet se goditi nga pas taksinë, brenda së cilës ndodhej 60-vjeçari dhe pasagjerja e tij 23-vjeçe.

KOHA JONË SONDAZH

