Aksident tragjik, humb jetën shefi i njësisë operacionale të Gardës
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë.
Në rrugën pas Piramidës, një makinë tip “Golf” ka përplasur për vdekje Martin Nikën, një nga oficerët e Gardës së Republikës me më shumë eksperiencë.
Viktima thuhet se sapo kishte kryer kontrollin e shërbimit të Gardës së Republikës. Ai është goditur nga një automjet dhe nuk ka mundur dot t’i mbijetojë plageve të marra.
Policia e Tiranës në një informacion për mediat thotë se në pranga ra shoferi që shkaktoi aksidentin.
NJOFTIMI
Aksidenton me pasojë vdekjen një shtetas. Arrestohet në flagrancë nga policia.
Më datë 25.05.2018 shërbimet e policisë Tiranë arrestuan në flagrancë shtetasin :
– Albert Memia, 31 vjeç, banues në Tropojë.
Ky shtetas rreth orës 00:30 në rrugën “Papa Gjon Pali i II”, duke drejtuar mjetin tip “Volksvaken Pasat”, me targë AA 881 JL, ka aksidentuar me pasojë vdekjen në vend, shtetasin M. N. 50 vjeç., banues në Tiranë.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.
KOHA JONË SONDAZH

