Aksident tragjik/ Humb jetën shqiptari në Itali

Një aksident tragjik me pasojë dy të vdekur ka ndodhur sot në mëngjes në Ascoli-Mare në Itali, kur dy kamionë të transportit ndërkombëtar (TIR) janë përplasur kokë më kokë.

Një prej të vdekurve është shqiptar, A. Bakaj, 48 vjeç, rezident të San Benedetto, shofer i njërit prej kamionëve, tjetri italian, Angelo Lucin, 39, shoferi i kamionit të dytë.

Shqiptari vdiq në vend për shkak të goditjes, ndërsa italiani në helikopterin e urgjencës, gjatë transportimit për në spital.

Për shkak të punimeve në rrugë midis Spinetolit e Monsampolos, trafiku i makinave drejt Ascolit bëhej vetëm në një korsi.

Shikueshmëria në rrugë ka qenë e vështirë për shkak të mjegullës që kishte mbuluar gjithë zonën, çka bëri që dy kamionët të përplaseshin frontalisht me njëri-tjetrin, duke sjellë vdekjen e dy shoferëve.

Ndërkohë nuk ka pasur përplasje të mjeteve të tjera nga të dyja anët e rrugës dhe pasojë kanë qenë vetëm radhët kilometrike në të dy drejtimet.

SHKARKO APP