Aksident tragjik me një të vdekur, makina futet brenda biznesit

Një person ka humbur jetën në një aksident tragjik në qytetin e Durrësit.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure, pranë drejtorisë së Sigurimeve Shoqërore.

Automjeti me targa AA787RZ, ka dalë nga rruga dhe ka përplasur një person që po udhëtonte me biçikletë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përplasja ka qenë e fortë dhe ka rezultuar fatale për jetën e personit që ndodhej në biçikletë. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dyshohet se shpejtësia e drejtuesit të automjetit ka qenë shkaku i ngjarjes. /k.k/noa.al/

Vijon

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?