Aksident tragjik në Fier, dy të vdekur dhe katër të plagosur
Një aksident me përmasa tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Levan Tepelenë pranë fshatit Buzwmadh të Fierit. Si pasojë kanë humbur jetën dy persona, ndërsa katër të tjerë kanë mbetur të plagosur. Tre ambulanca kanë shkuar me urgjencë drejt vendngjarjes ku janë transportuar të plagosurit drejt spitalit.
Njoftimi i policisë Fier:
Fier Informacion paraprak
Sot rreth orës 20:20, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Buzëmadh, janë përplasur automjetet tip “Zafira” dhe “Ford”.
Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë dy shtetas dhe janë plagosur katër të tjerë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit si edhe identifikimin e personave që janë plagosur dhe kanë ndërruar jetë.
KOHA JONË SONDAZH

