Aksident tragjik në Gjirin e Lalzit, ndërron jetë 16-vjeçari si pasojë e përplasjes së dy makinave

Një aksident tragjik ka ndodhur këtë të shtunë në Hamallaj në Gjirin e Lalzit. Në aksident janë përfshirë dy automjete, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën një djalë rreth 16-vjeç. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

SHKARKO APP