Aksident tragjik në Itali, humb jetën shqiptari
Një aksident tragjik i ka marrë jetën një shqiptari në Itali.
Përplasja me pasojë vdekjen e Daut Behlulit, 44 vjeç ka ndodhur mesditën e së enjtes në autostradën 13 në Padova.
Behluli punonte si shofer kamioni.
Ai ishte duke udhëtuar me mjetin e rëndë, kur ka dëgjuar një zhurmë në mjetin e tij. Pas kësaj zbret nga makina për ta kontrolluar, kur ndodh edhe momenti fatal.
Ai përplaset nga një makinë dhe fatkeqësisht e ka hedhur disa metra më tutje. Shqiptari 44-vjeçar ka humbur jetën menjëherë nga plagët e marra.
E shpejtë ka qenë ndërhyrja e mjekëve që kanë ardhur me shpejtësi në vendin e ngjarjes, por fatkeqësisht Daut Behluli kishte humbur jetën.
Behluli jetonte prej vitesh në Trevigiano së bashku me familjen e tij.