Aksident tragjik në Itali, shqiptari përplas për vdekje dy punëtorë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth mesnatës së kaluar në Itali.

Një emigrant shqiptar ka përplasur për vdekje dy punëtorë italianë, që po punonin për sinjalizimin rrugor të autostradës, në një kantier të bllokuar nga qarkullimi rrugor.

Mediet italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur në kilometrin e 9 në autostradën A14, në afërsi të Bolonjës.

Swiss Digital Desktop Reklama

62-vjeçari shqiptar ka qenë duke drejtuar mjetin e tij, kur ka humbur kontrollin, duke shkatërruar gardhin rrethues të kantierit dhe përplasur për vdekje punëtorët Antonio Pizutelli, 38 vjeç, dhe Salvatore Vani, 45 vjeç.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të dy italianët kanë ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa shqiptari po hetohet për vrasje të qëllimshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?