Aksident tragjik në kufirin greko-turk! 7 viktima dhe 8 të plagosur

Një aksident i rëndë rrugor me 7 viktima është regjistruar pak pas mesnatës së djeshme në Egnatia Odos në Greqi.

Një makinë e cila po transportonte emigrantë të paligjshëm, është përplasur me barrierat anësore të rrugës e për pasojë është përmbysur anash saj.

Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë 7 prej emigrantëve. Sipas mediave greke, shoferi me origjinë nga Moldavia tentoi t’i largohej policisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por gjatë ikjes, ai ka humbur kontrollin e mjetit e për pasojë është përplasur me barrierat anësore të rrugës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia dhe ekipet e shpëtimit që mbërritën në vendngjarje nxorën 7 të vdekur, 6 të plagosur rëndë të cilët u dërguan në spitalin e Komotinit , ndërsa 2 të tjerë të cilët ishin të plagosur lehtë u dërguan në spitalin e Ksantisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?