Aksident tragjik në Kukës, humb jetën një person, plagosen dy të tjerë
Aktualitet E Diel, 26 Shtator 2021 23:06
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Kukës, ku sipas “News24” për pasojë ka humbur jetën një person dhe janë plagosur dy të tjerë.
Dy personat e plagosur po transportohen drejt spitalit të Traumës në Tiranë, për trajtim më të specializuar.
Për momentin nuk bëhen të ditura detaje të tjera nga aksidenti i rëndë, ndërsa policia ka shkuar në vendngjarje, ku po heton për zbardhjen e plotë të saj.
KOHA JONË SONDAZH

