Aksident tragjik në New York, vdesin burrë e grua shqiptarë

Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e një çifti shqiptar nga Malësia e Malit të Zi, ka ndodhur në SHBA.

Aksidenti ka ndodhur dje në mëngjes Urën George Washington në New York, njoftojnë mediat vendase.

Ishte ora rreth 9:42 e mëngjesit, kur një makinë Honda CRV u përplas me një Chevrolet Corvette, në pjesën e ulët të urës. Makina e çiftit shqiptar, Honda u kthye përmbys. Në të udhëtonin shqiptarët Muharem Frluckaj, 52 vjeç dhe bashkëshortja e tij, Bisere Frluckaj, 47 vjeçe. Dy viktimat banonin në Bronx. Gruaja humbi jetën në vend, kurse i shoqi që ishte në timon, u dërgua urgjent në spital, ku dhe ndërroi jetë.

Shoferi i makinës tjetër u dërgua në një spital në Teaneck, me lëndime të lehta. Detektivët po shqyrtojnë aksidentin për të zbuluar arsyet që e shkaktuan.

Të afërm të tyre kanë konfirmuar lajmin në rrjetet sociale e kane bere dedikime prekese.

“Sot morem nje lajm te zi nga Amerika e larget, ne nje aksident komunikacioni nderruan jete djali i tezes time Muharem Frluçkaj me bashkeshorten e tij Bisere Rami Frluçkaj. Ende nuk mund te besojme se ndodhi kjo tragjedi jo vetem per ne familjaret por per te gjithe Malesine, por duhet ta pranojme realitetin se nuk ndodhen me ne mesin tone, te Allahut jemi dhe te ai do te kthehemi!

Muharemi dhe Bisera ishin shembull i nje familjeje malesore, te dashur dhe te afert me familjen dhe vendlindjen.

Muharem sa here vije ne vendlindje nuk u ktheve pa i vizituar familjaret tu, dajen, tezet e te gjithe vendasit duke treguar respekt e afersi shpirterore me te gjithe ne. Vlerat tua te larta njerezore e shpirterore te bene edhe besimtare e njeri human, gjithmone ishe duke i ndihmuar te tjeret, aty ku ishte e ku nuk ishte nevoja. Ndihma dhe perkrahja jote ndaj te afermeve, vendasve dhe familjareve nuk do te harrohen kurre!

Ashtu siç ishe ti i dashur e i respektueshem ashtu e kishe edhe bashkeudhetaren tende te jetes, me te cilen tash e tutje lutemi qe te jeni bashke ne xhenet!
Tezes time, vellezerve e motres tende ashtu si edhe prinderve te Biseres e vellezerve te saj Zoti ju dhasht durim e force qe te perballojne kete dhimbje kaq te thelle!

Bijt e bijat sikur ju qe ishit jane te rralle, Zoti ju shperbleft me xhenet!”

SHKARKO APP