Aksident tragjik në Pukë, përmbyset vinçi, një i vdekur dhe një i plagosur

Një aksident tragjik ka ndodhur sot në aksin Pukë-Shkodër, ku për pasojë ka humbur jetën një person. Ngjarja ndodhi në vendin e njohur si ‘Kthesa e gomsiqes’.

Gazetari Armir Mehaj raporton për ‘News 24’ se një vinç është përmbysur në rrugë, e për pasojë një person ka mbetur i vdekur, ndërsa një tjetër që ka qenë në mjet është plagosur. Burime zyrtare thonë se viktima ndodhet poshtë mjetit targe AA 706AV, është shtetasi Fredi Fishta. Ndërkohë, pasagjeri, Gent Ndoci ka mundur të dalë nga mjeti, ndërsa ka shpëtuar pa pasoja të mëdha.

Aktualisht në vendin e ngjarjes janë forca të zjarrfikëses dhe policia, të cilat po tentojnë që të lëvizin mjetin dhe të nxjerrin prej aty viktimën. Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vinçit i janë dëmtuar frenat, duke shkaktuar kështu tragjedinë. /BW

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?