Aksident tragjik në rrugën Tiranë–Durrës, humb jetën një 66-vjeçar

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në autostradën Tiranë- Durrës ku shtetasi F. Z., rreth 38 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka aksidentuar biçikletën me të cilën po lëvizte shtetasi E. M., rreth 66 vjeç.

Si pasojë e aksidentit 66-vjeçari ka humbur jetën, ndërkohë drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Informacion paraprak i policisë:

Swiss Digital Mobile Reklama

Informacion paraprak/Më datë 09.07.2025, rreth orës 23:20, në autostradën Tiranë–Durrës (dyshohet në një segment të rrugës që është ende i paaksesueshëm), shtetasi F. Z., rreth 38 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka aksidentuar biçikletën me të cilën po lëvizte shtetasi E. M., rreth 66 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, 66-vjeçari ka humbur jetën. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?