Aksident tragjik, një i vdekur dhe 4 të plagosur

Një aksident tragjik është regjistruar pasditen e kësaj të marteje në Divjakë, ku një person ka humbur jetën, ku 4 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Policia bën të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:30, në aksin rrugor “Gradishtë-Spolat”, ku shtetasi L.D., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

”Ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit dhe janë plagosur pasagjerët, shtetasit Xh.S, 19 vjeç, R.D, 23 vjeç, F.C, 18 vjeç dhe D.D, 24 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve”.

SHKARKO APP