Elbasan/Aksident, vdesin nënë e bir. Ka edhe disa të plagosur
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në aksin e rrugës kombëtare Peqin-Elbasan, në fshatin Bishqem, ku 2 persona humbën jetën ndërsa 14 të tjerë mbetën të plagosur.
Në aksident janë përfshirë dy automjete: një makinë tip Benz me targë AB507AV dhe një furgon pasagjerësh me targë AA368NH, i drejtuar nga shtetasi Anesti Bufi
Kanë mbetur të vdekur nga aksidenti nënë e bir. Një nga viktimat, ishte tregtar ambulant në rrugë te “Ura e Kushes” në Bradashesh të Elbasanit.
Policia njofton:
Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor ‘Elbasan-Peqin’, në fshatin Paulesh, furgoni që drejtohej nga shtetasi A. B., 44 vjeç, është përplasur me automjetin tip ‘Benz’, me drejtues shtetasin K. Sh.
Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën drejtuesi i automjetit tip ‘Benz’ shtetasi K. Sh., dhe shtetasja F. Sh., 55 vjeçe, pasagjere në këtë automjet.
Gjithashtu, janë dëmtuar drejtuesi i furgonit, shtetasi A. B., dhe 4 pasagjerë që udhëtonin me furgon, të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
KOHA JONË SONDAZH

