Aksident zinxhir në hyrje të Tiranës
Tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në një aksident në autostradën Tiranë-Durrës, shumë pranë mbikalimit të Kamzës.
Në aksident janë përfshirë të paktën tre automjete. Mësohet se ka qenë drejtuesi i “Benzit”, i cili ka goditur nga pas makinën tjetër, duke shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme.
Ambulanca dhe policia kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa paraprakisht dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e lagështirës në rrugë dhe mos respektimit të distancës nga ana e drejtuesve të mjeteve.