Aksidentet, drejtuesit agresivë në mjet
6 persona mes tyre dy fëmijë humbën jetën si pasojë e aksidenteve rrugore, në vetëm një javë. Në disa prej ngjarjeve shkak ka qenë shpejtësia e në disa të tjera pakujdesia e shoferëve.
Nisur nga aksidentet dhe me qëllim parandalimin e tyre, Policia e Shtetit ka vendosur agjentë verifikues të veshur civilë në akset më problematike. Kjo skemë e re synon të identifikojë të gjithë ata drejtues mjetesh që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.
Eksperti i Sigurisë rrugore, Artur Sulçe, thotë se një nga arsyet që çon në aksidente fatale është agresiviteti në drejtimin e automjetit.
“Një qytetar shqiptar kur ikën jashtë sillet në funksion të rregullave kur vjen këtu nuk i zbaton ato rregulla. Kjo shkallë agresiviteti tregon se është tipar dallues i aksidenteve rrugore. Papërgjegjshmëria, mungesa e kulturës së sigurisë rrugore i bën që të thyejnë rregulla strikte të qarkullimit rrugor dhe përfundojnë me aksidente. Ecje me shpejtësi, përdorimi i celularëve, apo alkoolit kanë ndikim të veçantë sidomos tek drejtuesit e mjeteve pasi rrisin kohën e reagimit e tyre.
Ai shton se mes institucioneve mungon bashkëpunimi. Për të evituar aksidentet por edhe trafikun që rëndohet gjatë sezonit veror ai apelon për më shumë koordinim mes instancave përkatëse. “Është shumë e vështirë të bashkosh institucionet e vendit tonë”.
KOHA JONË SONDAZH

