Aksidentet e kthejnë në “ferr” aksin Elbasan-Peqin

Rrugët në Shqipëri janë përgjakur nga aksidentet e frikshme që kanë marrë jetë. Aksi nacional rrugor Elbasan-Peqin, është kthyer në një nga rrugët më të rrezikshme në vend, ku numri i lartë i aksidenteve rrugore dhe me pasoja të rënda në humbjen e jetëve njerëzore e ka kthyer këtë aks në një zonë tejet problematike. Aksidenti i radhës ka ndodhur sot, ku mbeti e plagosur një e re 22-vjeçare.

Në mënyrë te veçantë pjesa pranë fshatit Papër, është kthyer një zonë ferri, ku regjistrohen aksidente të shpeshta dhe me pasoja të rënda. Më i fundit është regjistruar paraditen e kësaj te hëne. Edhe pse njihet si një nga njollat e zeza e akseve nacionale rrugore në vend, në këtë zone, sipas banoreve policia nuk monitoron siç duhet trafikun.

Ndërsa në shumicën e rasteve kanë qenë vetë banorët që u kanë dhënë ndihmën e parë personave të dëmtuara dhe i kanë nisur me makina të rastit në spital. Dy muaj më parë thuaje në të njëjtin vend u shënua një tjetër aksident i rëndë, me pasojë vdekjen e katër personave, ndërsa janë disa dhjetëra aksidentet e tjera që përfundojnë me lëndime dhe dëme të shumta materiale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?