Aksidentet e shumta, Policia e Tiranës shton kontrollet në të gjitha rrugët e kryeqytetit

Tre aksidentet janë shënuar në pak orë në kryeqytet vetëm ditën e sotme, ku njëri prej tyre ka lënë të plagosur një çift bashkëshortësh dhe foshnjën e tyre tre muaj. Mësohet se Policia e Tiranës ka shtuar kontrollet në të gjithë rrugët e kryeqytetit me qëllim rritjen e sigurisë dhe rendit publik.

Shpejtësia tej normave të lejuara, mos respektimi i semaforit dhe manovrat e gabuara, janë ndër faktorët kryesorë që janë bërë burim aksidenti.

Drejtori Gledis Nano, ka urdhëruar ngritjen e një grupi inspektimi nga Departamenti i Sigurisë Publike për të kontrolluar, analizuar dhe evidentuar mangësitë, si dhe për të marrë masa konkrete ndëshkimore, për personat përgjegjës për aksidentet e ndodhura, apo për rezultate të dobëta në punë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit kërkon edhe njëherë bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, si dhe të denoncojnë çdo abuzim me detyrën të punonjësve të Policisë Rrugore, apo për mosveprim a plogështi në veprime, duke i siguruar për reagim të menjëhershëm dhe të ashpër, ndaj çdo drejtuesi mjeti dhe ndaj secilit punonjësi Policie, që me mosveprimet e tij, cënon rëndë sigurinë e jetës në rrugë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Njëkohësisht Nano falenderon median dhe inkurajon ato që të bëjnë publike çdo shkelje të rregullave të qarkullimit dhe të kontribuojnë së bashku në rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë.

Prej orës 20:00 në të gjithë vendin kanë nisur kontrolle intensive, patrullime e monitorime, që do jenë të përditshme dhe jo me fushata, duke përdorur të gjitha mjetet logjistike bashkëkohore, që tashmë Policia Rrugore ka në përdorim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?