Aksidentet, eksperti përcakton fajtor kalimtarët

Eksperti i sigurisë rrugore, Gëzim Hoxha, mbi aksidentet e fundit ka nxjerrë si fajtor këmbësorët në rrugë. Sipas tij është e patolerueshme një situatë e tillë e cila sjell pasoja të rënda në aksidente. ”Dikush duhet të mbajë përgjegjësi nga policia, pse këta qytetarë qëndrojnë në rrugë, pse automjetet ndalojnë në rrugë”,-thotë Hoxha.

Një tjetër fenomen që mund të sjellë pasoja tragjike, për Hoxhën janë edhe ndalimet e automjeteve në autostradë. Sa i përket ekspertizës së aksidenteve, Hoxha beson se ajo nuk mund ti lihet policisë.

”Edhe kjo është një fatkeqësi tjetër çështja e ekspertizës. Ekspertizat tek ne i bëjnë policët. Policët nuk kanë bërë asnjë orë automobila në shkollë dhe kur vjen problemi ata bëjnë ekspertiza. Kjo është një dukuri negative”,-shton më tej Hoxha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për ekspertin e sigurisë rrugore Gëzim Hoxha duhet bërë më shumë punë për të edikuar si qytetarët ashtu edhe drejtuesit e automjeteve, një hap i tillë do të ulë ndjeshëm edhe aksidentet me pasoja të rënda.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?